- Home
- Free App Analytics
- Vjersha dhe Përralla
- Vjersha dhe Përralla Vs. Foleja
Vjersha dhe Përralla vs Foleja Usage & Stats
Vjersha dhe Përralla është aplikacion me qëllime edukativo-arsimore.
Në këtë aplikacion mund të gjeni shumë vjersha dhe përralla. Vjershat dhe përrallat janë me ilustrime dhe zërim që e bëjnë aplikacionin shumë të dobishëm për përdoruesit dhe njëkohësisht shumë më të kapshëm për mësim. Mëso duke lozur është qëllimi i këtij aplikacioni që shërben kryesisht për të memorizuar vjersha, përralla dhe elemente tjera të përditshmërisë.
Kategoritë e aplikacionit janë:
• Vjersha
Vjershat që mund t’i gjeni në aplikacionin tonë janë:
• Harabeli i uritur
• Miqtë e shtëpisë
• Sa gëzim
• Duart tona
• Fjala
• I dashur atdhe
• Libri
• Festa e fëmijëve
• Qukapiku
• Qershia (Gjëgjëzë)
• Sytë e kaltëer
• Bardhësi
• Shiu
• Kënga e abetares
• Pula dhe miu
• Vjeshta e artë
• Nëna ime
• Përrallat
Në u sjellim përrallat në mënyrë dixhitale, përdoruesi mund të lexoj, ose dëgjoj përrallën dhe të ndjek atë me anë të ilustrimeve që jane shumë të dobishme për zhvillim.
Disa nga përrallat janë:
• Kësulëkuqja
• Pinokio
• E bukura dhe Bisha
• Luani dhe miu
• Sorra e etur
• Rrushi i papjekur
• Qeni lakmitar
• Bricjapët budallenj
• Luani lakmitar
• Dhelpra dhe lejleku
• Lojërat
Lojërat është kategori tjetër e aplikacionit ku në të janë edhe tre nënkategori që shërbejnë tërësisht për të mësuar elemente të ndryshme dhe për të memorizuar ato.
• Kuizi
Kuizi përbëhet nga pyetje të ndryshme, rreth kafshëve, automjeteve, profesioneve të ndryshme. Përdoruesi duhet të zgjedh njërën nga katër opsionet për të parë nëse është përgjigjur pozitivisht ose jo. Opsionet e përgjigjeve janë tëresisht me imazhe për të bërë shumë me interaktive komunikimin me përdorues.
• Ngjyrosja
Në këtë nënkategori ju mund të ushtroni të ngjyrsoni kafshë të ndryshme me ngjyrat tuaja të preferuara dhë kështu të zhvilloheni, dhe të praktikoni ngjyra të ndryshme mbi kafshë dhe elemente të ndryshme
• Luaj & Mëso
Luaj dhe mëso është kategori ku ju mund të mësoni kryesisht rreth kuzhinës, pra të dalloni ushqime të ndryshme duke përfshirë pemë dhe perime. Por edhe elemente tjera siç janë metalet, riciklimin e mbeturinave, mësimin e ngjyrave e kështu me radhë.
Duke përdorur këtë aplikacion ju:
• Do të mësoni shumë vjersha
• Do të mësoni shumë përralla
• Do të ushtroni të ngjyrosni kafshë të ndryshme
• Do të zhvilloni intelegjencen
• Do të ushtroni të mbajturit në mënd
• Do të jeni më produkiv në mësime
Nëse e pëlqeni aplikacionin ju lutem na vlerësoni me pesë yje.
Për çdo kritikë ose sugjerim ju lutem mos hezitoni dhe na shkruani në bee.apps2@gmail.com
- Apple App Store
- Free
- Education
Store Rank
- -
Foleja është bashkë me ju në prindërim, që nga momenti i lindjes së fëmijës tuaj deri në ditën e parë të shkollës. Zbuloni aplikacionin më të plotë për prindërim, që ua ofron në një aplikacion të vetëm të gjitha mjetet dhe këshillat e ekspertëve, të cilat ju nevojiten për ta mbështetur rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare!
Personalizoni këtë aplikacion për të hyrë në lojërat, këshillat dhe sugjerimet e përditshme për t’u kujdesur për mirëqenien e fëmijës suaj. Gjurmoni me lehtësi në profilet e shumta të fëmijëve dhe merrni këshilla të përshtatura për moshën dhe nevojat e zhvillimit të secilit fëmijë.
Me Foleja ju keni qasje në:
- Video të shkurtra informuese dhe mbështetje të bazuar në dëshmi për secilën fazë të zhvillimit të fëmijës suaj
- Aktivitete dhe lojëra të personalizuara, që mbështesin fusha të ndryshme shumë të rëndësishme të zhvillimit, përfshirë njohjen, gjuhën, aftësitë motorike dhe ato emocionale dhe sociale
- Këshilla të ekspertëve dhe artikuj për prindërim, që e mbulojnë edukimin e hershëm, shëndetin, ushqimin, kujdesin dhe sigurinë, të përshtatura për pyetjet tuaja dhe moshën e fëmijës tuaj
- Aftësi për të kërkuar në mesin e qindra aktiviteteve dhe shkrimeve të Foleja-s sipas temës, moshës ose fushës së zhvillimit
- Aftësi për të ruajtur dhe ndarë përmbajtjen tuaj të preferuar
Foleja ju siguron një grup veçorish që ju angazhojnë juve në mënyrë aktive, si:
- Përcjellësi i hapave zhvillimor
- Përcjellësi i rritjes së foshnjës
- Përcjellësi i vaksinimit
- Përcjellësi i kontrolleve shëndetësore
Gjithashtu aplikacioni mund të funksionojë edhe pa internet në vende me qasje të kufizuar në internet.
Foleja ofrohet këtu në shqip. Aplikacioni është falas për t’u përdorur, nuk përmban reklama dhe ju lejon të ndani përmbajtje, si artikuj dhe ide aktivitetesh, me të tjerët.
Pra, çfarë po prisni? Shkarkoni Aplikacionin Foleja dhe personalizoni mbështetësin tuaj në prindërim!
Foshnja, lënia e qumështit të gjirit, hapat zhvillimore të foshnjes, mësimi i foshnjes, hapa zhvillimore, gjidhënia, fëmija, të vegjëlit, i/e porsalindur, imunizimi i fëmijës, mbrojtja e fëmijës, zhvillimi i fëmijës, ndihma e parë për fëmijët, këshilla për prindërit e rinjë, edukimi i hershëm, shëndeti i fëmijës, lojëra për të vegjëlit, prindërimi, loja, vaksinimi, COVID-19, shëndeti
- Apple App Store
- Free
- Education
Store Rank
- -
Vjersha dhe Përralla vs. Foleja ranking comparison
Compare Vjersha dhe Përralla ranking trend in the past 28 days vs. Foleja
Rank
No Data Available
Vjersha dhe Përralla vs. Foleja ranking by country comparison
Compare Vjersha dhe Përralla ranking trend in the past 28 days vs. Foleja
All categories
No Data Available
Education
Compare to any site with our free trial
January 17, 2026