- Home
- App Analytics
- Përralla - Shqip
- Përralla - Shqip Vs. Fjalori i madh i gjuhës shqipe
Përralla - Shqip vs Fjalori i madh i gjuhës shqipe Usage & Stats
Në këtë aplikacion mund të gjeni shumë përralla dhe kuize përkatëse për çdo përrallë. Përrallat janë me ilustrime dhe me zërim që e bën shumë më të lehtë mësimin e tyre.
Disa nga përrallat janë:
1. Dita e parë në shkollë
2. Luani dhe miu
3. Sorra e etur
4. Rrushi i papjekur
5. Dhelpra dhe lejleku
6. Lepuri dhe breshka
7. Qeni lakmitar
8. Luani lakmitar
9. Bricjapët budallenj
10. Dhelpra dhe bricjapi
- Apple App Store
- Free
- Education
Store Rank
- -
Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 (FMGjSh) në përgjithësi dhe softueri për këtë fjalor në veçanti janë pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.
Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim. Ky softuer shërben si një mjet i shpejtë referimi për çdo përdorues që kërkon të dijë kuptimet e një fjale, nuancat e saj kuptimore, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur. Secili prej kuptimeve të fjalëve është i shoqëruar me ilustrime të thjeshta të lidhjes së fjalës kryesore me fjalë të tjera. Përdoruesit i duhet vetëm të nisë të shkruajë fjalën dhe automatikisht renditen të gjitha fjalët që fillojnë me germat e shënuara në kërkim. Madje softueri ofron edhe kërkimin e përafërt, kur përdoruesi nuk është i sigurt për formën e saktë të fjalës që po kërkon. Softueri ofron gjithashtu mundësinë e kërkimit të fjalëve dhe grupeve të fjalëve edhe brenda shpjegimit të fjalëve dhe jo vetëm në fjalën titull.
Kujt i kushtohet?
Softueri Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 u vjen në ndihmë nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, si dhe studiuesve që dëshirojnë të bëjnë studime të thelluara në fushën e gjuhës shqipe. Ky softuer u shërben mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat rreth kuptimeve të fjalëve, duke nxjerrë kuptimet e shumta të një fjale nëpërmjet kërkimit të drejtpërdrejtë. Kjo teknikë e re e mësimdhënies edhe mësimnxënies, mbështetur nga Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 e bën mësimin e shqipes edhe më cilësor, edhe më argëtues.
Të drejtat autoriale – Copyright (c)
Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!
Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër.
Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen.
Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.
Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Fjalori elektronik shpjegues”, “FESh 2.0”, “Fjalori i madh i shqipes”, “FMSh”, Fjalori i madh i gjuhës shqipe", “FMGjSh”.
Ju lutem, për çdo pyetje apo koment na kontaktoni në info@gjuhashqipe.com
Për më shumë aplikacione të këtij lloji na vizitoni në ueb faqen tonë
www.gjuhashqipe.com
- Apple App Store
- Free
- Education
Store Rank
- -
Përralla - Shqip vs. Fjalori i madh i gjuhës shqipe ranking comparison
Compare Përralla - Shqip ranking trend in the past 28 days vs. Fjalori i madh i gjuhës shqipe
Rank
No Data Available
Përralla - Shqip vs. Fjalori i madh i gjuhës shqipe ranking by country comparison
Compare Përralla - Shqip ranking trend in the past 28 days vs. Fjalori i madh i gjuhës shqipe
No Data to Display
Compare to any site with our free trial
Përralla - Shqip VS.
Fjalori i madh i gjuhës shqipe
December 26, 2024