Fjalori i madh i gjuhës shqipe 对比 Përralla - Shqip 的使用情况和统计数据

Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 (FMGjSh) në përgjithësi dhe softueri për këtë fjalor në veçanti janë pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”. Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim. Ky softuer shërben si një mjet i shpejtë referimi për çdo përdorues që kërkon të dijë kuptimet e një fjale, nuancat e saj kuptimore, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur. Secili prej kuptimeve të fjalëve është i shoqëruar me ilustrime të thjeshta të lidhjes së fjalës kryesore me fjalë të tjera. Përdoruesit i duhet vetëm të nisë të shkruajë fjalën dhe automatikisht renditen të gjitha fjalët që fillojnë me germat e shënuara në kërkim. Madje softueri ofron edhe kërkimin e përafërt, kur përdoruesi nuk është i sigurt për formën e saktë të fjalës që po kërkon. Softueri ofron gjithashtu mundësinë e kërkimit të fjalëve dhe grupeve të fjalëve edhe brenda shpjegimit të fjalëve dhe jo vetëm në fjalën titull. Kujt i kushtohet? Softueri Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 u vjen në ndihmë nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, si dhe studiuesve që dëshirojnë të bëjnë studime të thelluara në fushën e gjuhës shqipe. Ky softuer u shërben mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat rreth kuptimeve të fjalëve, duke nxjerrë kuptimet e shumta të një fjale nëpërmjet kërkimit të drejtpërdrejtë. Kjo teknikë e re e mësimdhënies edhe mësimnxënies, mbështetur nga Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 e bën mësimin e shqipes edhe më cilësor, edhe më argëtues. Të drejtat autoriale – Copyright (c) Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri! Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”. Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Fjalori elektronik shpjegues”, “FESh 2.0”, “Fjalori i madh i shqipes”, “FMSh”, Fjalori i madh i gjuhës shqipe", “FMGjSh”. Ju lutem, për çdo pyetje apo koment na kontaktoni në info@gjuhashqipe.com Për më shumë aplikacione të këtij lloji na vizitoni në ueb faqen tonë www.gjuhashqipe.com
  • Apple 应用商店
  • 免费
  • 教育

商店排名

- -

Në këtë aplikacion mund të gjeni shumë përralla dhe kuize përkatëse për çdo përrallë. Përrallat janë me ilustrime dhe me zërim që e bën shumë më të lehtë mësimin e tyre. Disa nga përrallat janë: 1. Dita e parë në shkollë 2. Luani dhe miu 3. Sorra e etur 4. Rrushi i papjekur 5. Dhelpra dhe lejleku 6. Lepuri dhe breshka 7. Qeni lakmitar 8. Luani lakmitar 9. Bricjapët budallenj 10. Dhelpra dhe bricjapi
  • Apple 应用商店
  • 免费
  • 教育

商店排名

- -

Fjalori i madh i gjuhës shqipe与Përralla - Shqip排名比较

对比 Fjalori i madh i gjuhës shqipe 与 Përralla - Shqip 在过去 28 天内的排名趋势

排名

没有可用的数据

Fjalori i madh i gjuhës shqipe 对比 Përralla - Shqip 的排名,按国家/地区比较

对比 Fjalori i madh i gjuhës shqipe 与 Përralla - Shqip 在过去 28 天内的排名趋势

所有品类

没有可用的数据

通过免费试用版比较任何网站

开始使用
Fjalori i madh i gjuhës shqipe VS.
Përralla - Shqip

十二月 17, 2024