Alfabeti Shqip - ABC 123 vs Fjalori i madh i gjuhës shqipe Utilisation & Stats

Alfabeti Shqip është aplikacionn edukativ për fëmijë, i cili përmban të gjitha shkronjat e alfabetit shqip me anë të ilustrimeve dhe narracionit atraktiv që e bëjnë aplikacionin shumë të dobishëm për fëmijët dhe njëkohësisht shumë më të kapshëm për mësim. Mëso duke lozur është qëllimi i këtij aplikacioni që shërben kryesisht për të memorizuar shkronjat e alfabetit, vjersha, numrat, kuizi, dhe elemente tjera të përditshmërisë. Për të bërë çdo gjë edhe më atraktive është përdorur muzikë në prapavijë dhe efekte në mënyrë që fëmiu të ndihet sa më i afërt me teknologjinë e re.  Kategoritë e aplikacionit janë: Alfabeti: Në këtë kategori fëmijët shumë lehtë mund të mësojnë shkronjat e alfabetit shqip, me anë të ilustrimeve dhe me anë të navigimit shumë të lehtë ju mund t’i memorizoni shkronjat. Pra në një formë paraqet një version të abetares. Secila shkronjë është e ilustruar dhe përmban një element që i përshtatet shkronjës, poashtu zërimi është tjetër element i rëndësishëm ku fëmijët mund ta dëgjojnë secilën shkronjë. Matematikë: Matematikë, është tjetër kategori e aplikacionit ku fëmijët mund të mësojnë matematikën elementare. Duke filluar nga numrat, pastaj numratorja ku atyre i kërkohet që të numërojnë elemente të ndryshme si fruta, kamioneta, topa dhe të japin përgjigjet e tyre në pjesën e poshtme të ekranit. Radhitja është tjetër veti e kategorisë matematikë ku fëmijëve u kërkohet të caktojnë numrin i cili vie në radhë pas disa numrave tjerë, me këtë rast ata praktikojnë mësimin e numrave dhe në përgjithësi matematikën elementare. Mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi jane tjera kategori ku fëmijëve u kërkohet që të kryejnë veprimet bazike të matematikës dhe përgjigjen e tyre ta japin në njërin nga opsionet. Vjersha Secila vjershë mund të lexohet ose të dëgjohet nga një zë i ëmbël i vogëlushes sonë që i lexon me shumë dashuri vjershat dhe përrallat tona. Për t’i bërë më atraktive ne për secilën vjershë kemi vendosur një imazh që përshkon me atë vjershë. Vjershat që mund t’i gjeni në aplikacionin tonë janë: • Për një shkronjë • Lepuroshi • Akrepat e orës • Erdhi dimri • Qingji • Deti dhe oqeani • S’ka si ti • Tullumbace të kam xhan • Aeroplani • Të lumshin duart • Fëmijë • Ylli vogël lart në qiell • Ariu • Zogu hutaq • Lodrat • Orët tona • Gabimet • Kuizi Kuizi përbëhet nga pyetje të ndryshme, rreth kafshëve, automjeteve, profesioneve të ndryshme, numrave, shkronjave etj. Përdoruesi duhet të zgjedh njërën nga tre opsionet për të parë nëse është përgjigjur pozitivisht ose jo. Opsionet e përgjigjeve janë tëresisht me imazhe për të bërë shumë me interaktive komunikimin me përdorues. Duke përdorur këtë aplikacion ju: 1) Do të mësoni shkronjat e alfabetit – Abetare ABC Shqip 2) Do të mësoni shumë vjersha 3) Do të mësoni matematikën bazike 4) Do të zhvilloni intelegjencen 5) Do të ushtroni të mbajturit në mënd 6) Do të jeni më produkiv në mësime Nëse e pëlqeni aplikacionin ju lutem na vlerësoni me pesë yje. Për çdo kritikë ose sugjerim ju lutem mos hezitoni dhe na shkruani në bee.apps2@gmail.com
  • Apple App Store
  • Gratuit
  • Éducation

Classement dans le store

- -

Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 (FMGjSh) në përgjithësi dhe softueri për këtë fjalor në veçanti janë pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”. Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim. Ky softuer shërben si një mjet i shpejtë referimi për çdo përdorues që kërkon të dijë kuptimet e një fjale, nuancat e saj kuptimore, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur. Secili prej kuptimeve të fjalëve është i shoqëruar me ilustrime të thjeshta të lidhjes së fjalës kryesore me fjalë të tjera. Përdoruesit i duhet vetëm të nisë të shkruajë fjalën dhe automatikisht renditen të gjitha fjalët që fillojnë me germat e shënuara në kërkim. Madje softueri ofron edhe kërkimin e përafërt, kur përdoruesi nuk është i sigurt për formën e saktë të fjalës që po kërkon. Softueri ofron gjithashtu mundësinë e kërkimit të fjalëve dhe grupeve të fjalëve edhe brenda shpjegimit të fjalëve dhe jo vetëm në fjalën titull. Kujt i kushtohet? Softueri Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 u vjen në ndihmë nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, si dhe studiuesve që dëshirojnë të bëjnë studime të thelluara në fushën e gjuhës shqipe. Ky softuer u shërben mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat rreth kuptimeve të fjalëve, duke nxjerrë kuptimet e shumta të një fjale nëpërmjet kërkimit të drejtpërdrejtë. Kjo teknikë e re e mësimdhënies edhe mësimnxënies, mbështetur nga Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 e bën mësimin e shqipes edhe më cilësor, edhe më argëtues. Të drejtat autoriale – Copyright (c) Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri! Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”. Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Fjalori elektronik shpjegues”, “FESh 2.0”, “Fjalori i madh i shqipes”, “FMSh”, Fjalori i madh i gjuhës shqipe", “FMGjSh”. Ju lutem, për çdo pyetje apo koment na kontaktoni në info@gjuhashqipe.com Për më shumë aplikacione të këtij lloji na vizitoni në ueb faqen tonë www.gjuhashqipe.com
  • Apple App Store
  • Gratuit
  • Éducation

Classement dans le store

- -

Comparaison des classements Alfabeti Shqip - ABC 123 vs. Fjalori i madh i gjuhës shqipe

Comparez l'évolution du classement de Alfabeti Shqip - ABC 123 au cours des 28 derniers jours à celle de Fjalori i madh i gjuhës shqipe.

Rank

Aucune donnée disponible

Comparaison des classements Alfabeti Shqip - ABC 123 et Fjalori i madh i gjuhës shqipe par pays

Comparez l'évolution du classement de Alfabeti Shqip - ABC 123 au cours des 28 derniers jours à celle de Fjalori i madh i gjuhës shqipe.

Toutes les catégories

Aucune donnée disponible

Comparez avec n'importe quel site grâce à notre essai gratuit

Démarrer
Alfabeti Shqip - ABC 123 VS.
Fjalori i madh i gjuhës shqipe

23écembre d, 2024