Alfabeti Shqip - ABC 123 vs Meso Anglisht Utilisation & Stats

Alfabeti Shqip është aplikacionn edukativ për fëmijë, i cili përmban të gjitha shkronjat e alfabetit shqip me anë të ilustrimeve dhe narracionit atraktiv që e bëjnë aplikacionin shumë të dobishëm për fëmijët dhe njëkohësisht shumë më të kapshëm për mësim. Mëso duke lozur është qëllimi i këtij aplikacioni që shërben kryesisht për të memorizuar shkronjat e alfabetit, vjersha, numrat, kuizi, dhe elemente tjera të përditshmërisë. Për të bërë çdo gjë edhe më atraktive është përdorur muzikë në prapavijë dhe efekte në mënyrë që fëmiu të ndihet sa më i afërt me teknologjinë e re.  Kategoritë e aplikacionit janë: Alfabeti: Në këtë kategori fëmijët shumë lehtë mund të mësojnë shkronjat e alfabetit shqip, me anë të ilustrimeve dhe me anë të navigimit shumë të lehtë ju mund t’i memorizoni shkronjat. Pra në një formë paraqet një version të abetares. Secila shkronjë është e ilustruar dhe përmban një element që i përshtatet shkronjës, poashtu zërimi është tjetër element i rëndësishëm ku fëmijët mund ta dëgjojnë secilën shkronjë. Matematikë: Matematikë, është tjetër kategori e aplikacionit ku fëmijët mund të mësojnë matematikën elementare. Duke filluar nga numrat, pastaj numratorja ku atyre i kërkohet që të numërojnë elemente të ndryshme si fruta, kamioneta, topa dhe të japin përgjigjet e tyre në pjesën e poshtme të ekranit. Radhitja është tjetër veti e kategorisë matematikë ku fëmijëve u kërkohet të caktojnë numrin i cili vie në radhë pas disa numrave tjerë, me këtë rast ata praktikojnë mësimin e numrave dhe në përgjithësi matematikën elementare. Mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi jane tjera kategori ku fëmijëve u kërkohet që të kryejnë veprimet bazike të matematikës dhe përgjigjen e tyre ta japin në njërin nga opsionet. Vjersha Secila vjershë mund të lexohet ose të dëgjohet nga një zë i ëmbël i vogëlushes sonë që i lexon me shumë dashuri vjershat dhe përrallat tona. Për t’i bërë më atraktive ne për secilën vjershë kemi vendosur një imazh që përshkon me atë vjershë. Vjershat që mund t’i gjeni në aplikacionin tonë janë: • Për një shkronjë • Lepuroshi • Akrepat e orës • Erdhi dimri • Qingji • Deti dhe oqeani • S’ka si ti • Tullumbace të kam xhan • Aeroplani • Të lumshin duart • Fëmijë • Ylli vogël lart në qiell • Ariu • Zogu hutaq • Lodrat • Orët tona • Gabimet • Kuizi Kuizi përbëhet nga pyetje të ndryshme, rreth kafshëve, automjeteve, profesioneve të ndryshme, numrave, shkronjave etj. Përdoruesi duhet të zgjedh njërën nga tre opsionet për të parë nëse është përgjigjur pozitivisht ose jo. Opsionet e përgjigjeve janë tëresisht me imazhe për të bërë shumë me interaktive komunikimin me përdorues. Duke përdorur këtë aplikacion ju: 1) Do të mësoni shkronjat e alfabetit – Abetare ABC Shqip 2) Do të mësoni shumë vjersha 3) Do të mësoni matematikën bazike 4) Do të zhvilloni intelegjencen 5) Do të ushtroni të mbajturit në mënd 6) Do të jeni më produkiv në mësime Nëse e pëlqeni aplikacionin ju lutem na vlerësoni me pesë yje. Për çdo kritikë ose sugjerim ju lutem mos hezitoni dhe na shkruani në bee.apps2@gmail.com
  • Apple App Store
  • Gratuit
  • Éducation

Classement dans le store

- -

Mëso anglisht tani me aplikacionin më të ri që ofron një udhëzim të qartë për të mësuar gjuhën angleze drejtpërsëdrejti nga gjuha shqipe. - Nëse pyet veten 'si të mesojm anglisht' ose ke kërkuar për 'albanian english' mësimet, kjo është zgjedhja e duhur për ty. - Aplikacioni jonë përfshin kurs anglisht, fjalor shqip-anglisht, gramatikë angleze dhe shumë më shumë. - Përshtatet për fillimtarë dhe për ata që dëshirojnë të përmirësojnë shkathtësitë e tyre. - Mëso fjalë të reja në anglisht, bëhu pjesë e sesioneve tona të bisedës në anglisht, dëgjo mësimet audio anglisht, dhe zhvillo aftësitë tënde me video mësimore anglisht dhe teste anglisht. - Për ata që dëshirojnë një mësim më të shpejtë dhe të lëhtë, provo opsionin tonë 'mso anglisht' me lojëra dhe praktikë të folurit anglisht. - Të gjithë, nga fëmijët te të rriturit, do të gjejnë diçka të vlefshme këtu - Mëso Anglishten është një aplikacion falas që ju lejon të mësoni anglisht shpejt dhe me efikasitet. - Praktikoni leximin, të folurit, të dëgjuarit dhe të shkruarit. Aplikacioni gjithashtu ofron aftësinë për të dëgjuar fjalinë me zë nga anglisht folesit. Mësoni fjalë nga të gjitha kategoritë themelore që ju nevojiten për të komunikuar lirshëm në çdo situatë ku ndodheni. - Alfabeti, numrat, ditët, muajt, stinët ... Mësoni shkronjat e alfabetit freng dhe si të shkruani numra në anglisht, ditët e javës, muajt dhe stinët ... - Fjali dhe biseda të ndryshme Aplikacioni përfshin përshëndetje të përditshme, komunikim me anëtarët e familjes në shtëpi, pyetje rreth ngrënies në kuzhinë dhe mënyrën se si të shprehni ndjenjat tuaja ndaj të dashurve. Komunikoni lirshëm me kolegët ose shefin. Fitoni aftësinë për të komunikuar me shokët e klasës dhe mësuesit në shkollë dhe të bëni pyetje në lidhje me mësimet. Kur udhëtoni, do të mësoni të pyesni për drejtimet dhe vendet që doni t'i vizitoni. Ju gjithashtu mund të gjeni fjali në lidhje me restorantin dhe hotelin, si të porosisni ushqim, ose të prenotoni një dhomë hoteli dhe të bëni pagesa. Ju do të mësoni se si të kërkoni ndihmë mjekësore kur shkoni në spital. Shprehje në lidhje me sportet, blerjet në dyqane dhe më shumë. - Gramatika Ju do të mësoni përdorimin e emrave, mbiemrave, ndajfoljeve, paskajoreve dhe shumë rregullave të tjera gramatikore në fjali nga shembujt e ndryshëm në aplikacion. - Praktikoni leximin Tregime të ndryshme të cilat mund t'i dëgjni nga frengjishtfolësit, të gjithë tregimin, apo secilen fjali ndaras, dhe të praktikoni të lexuarit. - Ilustrime me foto Një nga mënyrat më efektive për të mbajtur fjalët në mend është t'i mësoni ato nga figurat. Aplikacioni ju jep këtë mundësi ku mund të gjeni fjalë që ilustrohen me fotografi -Teste Testoni njohuritë tuaja nga lloje të ndryshme të testeve të ofruara nga aplikacioni si: P.sh. kombinimi i fjalëve me të njëjtin kuptim, gjetja e përgjigjes së saktë nga foto, përkthimi i fjalës ose fjalisë, dëgjimi i fjalisë dhe më pas shkrimi i saj, shqiptimi i fjalisë që shfaqet dhe të tjera. - Sfidoni miqtë Krijoni një sfidë dhe dërgoni ID-në e mikut tuaj që ai do ta përdorë për t'ju gjetur dhe për t'u lidhur me ju. Krijoni kuize me pyetje dhe përgjigje brenda sfidave dhe sfidoni njëri-tjetrin ose komunikoni me njëri-tjetrin në grupe. -Disa nga kategoritë që mund të gjeni në aplikacion janë: - Alfabeti, - Gramatika, - Numrat, - Fjalë dhe fjali të përditshme, - Ditët e javës, muajt, stinët, - Në shtëpi, - Në punë, - Në udhëtim, - Në restorant, - Spital, - Në dyqan, - Për sportin, - Ndjenjat, - Biseda të ndryshme dhe të tjera.
  • Apple App Store
  • Gratuit
  • Éducation

Classement dans le store

- -

Comparaison des classements Alfabeti Shqip - ABC 123 vs. Meso Anglisht

Comparez l'évolution du classement de Alfabeti Shqip - ABC 123 au cours des 28 derniers jours à celle de Meso Anglisht.

Rank

Aucune donnée disponible

Comparaison des classements Alfabeti Shqip - ABC 123 et Meso Anglisht par pays

Comparez l'évolution du classement de Alfabeti Shqip - ABC 123 au cours des 28 derniers jours à celle de Meso Anglisht.

Toutes les catégories

Aucune donnée disponible

Éducation

Comparez avec n'importe quel site grâce à notre essai gratuit

Démarrer
Alfabeti Shqip - ABC 123 VS.
Meso Anglisht

23écembre d, 2024