- Inicio
- Análisis de app
- Fjalori i madh i gjuhës shqipe
- Fjalori i madh i gjuhës shqipe Vs. Mëso Anglisht 2
Fjalori i madh i gjuhës shqipe vs Mëso Anglisht 2 Uso & Estadísticas
Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 (FMGjSh) në përgjithësi dhe softueri për këtë fjalor në veçanti janë pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.
Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim. Ky softuer shërben si një mjet i shpejtë referimi për çdo përdorues që kërkon të dijë kuptimet e një fjale, nuancat e saj kuptimore, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur. Secili prej kuptimeve të fjalëve është i shoqëruar me ilustrime të thjeshta të lidhjes së fjalës kryesore me fjalë të tjera. Përdoruesit i duhet vetëm të nisë të shkruajë fjalën dhe automatikisht renditen të gjitha fjalët që fillojnë me germat e shënuara në kërkim. Madje softueri ofron edhe kërkimin e përafërt, kur përdoruesi nuk është i sigurt për formën e saktë të fjalës që po kërkon. Softueri ofron gjithashtu mundësinë e kërkimit të fjalëve dhe grupeve të fjalëve edhe brenda shpjegimit të fjalëve dhe jo vetëm në fjalën titull.
Kujt i kushtohet?
Softueri Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 u vjen në ndihmë nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, si dhe studiuesve që dëshirojnë të bëjnë studime të thelluara në fushën e gjuhës shqipe. Ky softuer u shërben mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat rreth kuptimeve të fjalëve, duke nxjerrë kuptimet e shumta të një fjale nëpërmjet kërkimit të drejtpërdrejtë. Kjo teknikë e re e mësimdhënies edhe mësimnxënies, mbështetur nga Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 e bën mësimin e shqipes edhe më cilësor, edhe më argëtues.
Të drejtat autoriale – Copyright (c)
Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!
Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër.
Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen.
Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.
Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Fjalori elektronik shpjegues”, “FESh 2.0”, “Fjalori i madh i shqipes”, “FMSh”, Fjalori i madh i gjuhës shqipe", “FMGjSh”.
Ju lutem, për çdo pyetje apo koment na kontaktoni në info@gjuhashqipe.com
Për më shumë aplikacione të këtij lloji na vizitoni në ueb faqen tonë
www.gjuhashqipe.com
- App Store de Apple
- Gratis
- Educación
Clasificación de tiendas
- -
Të gjeturit e aplikacionit të duhur është hapi i parë drejt mësimit të një gjuhe të re. Aplikacioni Mëso Anglisht mund ta shkarkoni falas.
Me 60+ kategori të cilat mbulojnë fushat më të rëndësishme që i nevojiten një personi për të komunikuar lirshëm dhe rrjedhshëm një gjuhë të huaj, ofron një larmi fjalësh që do t'ua pasurojnë fjalorin tuaj.
Qka do të mësoni nga aplikacioni Mëso Anglisht:
- Flajë bazike që ju nevojiten për ta pasuruar fjalorin e gjuhës angleze
- Aftësi të shqiptimit të fjalëve në gjuhën angleze
- Komunikim i rrjedhshëm
Terms of Use: https://albcoding.com/terms-of-use-subscription-apps/
Privacy Policy: https://albcoding.com/privacy-policy-subscription-apps/
- App Store de Apple
- Gratis
- Educación
Clasificación de tiendas
- -
Fjalori i madh i gjuhës shqipe frente a Mëso Anglisht 2: comparación de la clasificación
Comparar la tendencia de clasificación de Fjalori i madh i gjuhës shqipe en los últimos 28 días con Mëso Anglisht 2
Rank
No hay datos disponibles
Comparación de las clasificaciones Fjalori i madh i gjuhës shqipe frente a Mëso Anglisht 2 por países
Comparar la tendencia de clasificación de Fjalori i madh i gjuhës shqipe en los últimos 28 días con Mëso Anglisht 2
Todas las categorías
No hay datos disponibles
Educación
Compara con cualquier sitio gracias a nuestra prueba gratuita
Fjalori i madh i gjuhës shqipe VS.
Mëso Anglisht 2
19iciembre d, 2024