- Home
- App-Analyse
- Fjalori i madh i gjuhës shqipe
- Fjalori i madh i gjuhës shqipe Vs. Meso Anglisht
Fjalori i madh i gjuhës shqipe im Vergleich zu Meso Anglisht Nutzung und Statistiken
Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 (FMGjSh) në përgjithësi dhe softueri për këtë fjalor në veçanti janë pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.
Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim. Ky softuer shërben si një mjet i shpejtë referimi për çdo përdorues që kërkon të dijë kuptimet e një fjale, nuancat e saj kuptimore, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur. Secili prej kuptimeve të fjalëve është i shoqëruar me ilustrime të thjeshta të lidhjes së fjalës kryesore me fjalë të tjera. Përdoruesit i duhet vetëm të nisë të shkruajë fjalën dhe automatikisht renditen të gjitha fjalët që fillojnë me germat e shënuara në kërkim. Madje softueri ofron edhe kërkimin e përafërt, kur përdoruesi nuk është i sigurt për formën e saktë të fjalës që po kërkon. Softueri ofron gjithashtu mundësinë e kërkimit të fjalëve dhe grupeve të fjalëve edhe brenda shpjegimit të fjalëve dhe jo vetëm në fjalën titull.
Kujt i kushtohet?
Softueri Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 u vjen në ndihmë nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, si dhe studiuesve që dëshirojnë të bëjnë studime të thelluara në fushën e gjuhës shqipe. Ky softuer u shërben mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat rreth kuptimeve të fjalëve, duke nxjerrë kuptimet e shumta të një fjale nëpërmjet kërkimit të drejtpërdrejtë. Kjo teknikë e re e mësimdhënies edhe mësimnxënies, mbështetur nga Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 e bën mësimin e shqipes edhe më cilësor, edhe më argëtues.
Të drejtat autoriale – Copyright (c)
Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!
Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër.
Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen.
Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.
Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Fjalori elektronik shpjegues”, “FESh 2.0”, “Fjalori i madh i shqipes”, “FMSh”, Fjalori i madh i gjuhës shqipe", “FMGjSh”.
Ju lutem, për çdo pyetje apo koment na kontaktoni në info@gjuhashqipe.com
Për më shumë aplikacione të këtij lloji na vizitoni në ueb faqen tonë
www.gjuhashqipe.com
- Apple App Store
- Kostenlos
- Bildung
Rang speichern
- -
Mëso anglisht tani me aplikacionin më të ri që ofron një udhëzim të qartë për të mësuar gjuhën angleze drejtpërsëdrejti nga gjuha shqipe.
- Nëse pyet veten 'si të mesojm anglisht' ose ke kërkuar për 'albanian english' mësimet, kjo është zgjedhja e duhur për ty.
- Aplikacioni jonë përfshin kurs anglisht, fjalor shqip-anglisht, gramatikë angleze dhe shumë më shumë.
- Përshtatet për fillimtarë dhe për ata që dëshirojnë të përmirësojnë shkathtësitë e tyre.
- Mëso fjalë të reja në anglisht, bëhu pjesë e sesioneve tona të bisedës në anglisht, dëgjo mësimet audio anglisht, dhe zhvillo aftësitë tënde me video mësimore anglisht dhe teste anglisht.
- Për ata që dëshirojnë një mësim më të shpejtë dhe të lëhtë, provo opsionin tonë 'mso anglisht' me lojëra dhe praktikë të folurit anglisht.
- Të gjithë, nga fëmijët te të rriturit, do të gjejnë diçka të vlefshme këtu
- Mëso Anglishten është një aplikacion falas që ju lejon të mësoni anglisht shpejt dhe me efikasitet.
- Praktikoni leximin, të folurit, të dëgjuarit dhe të shkruarit.
Aplikacioni gjithashtu ofron aftësinë për të dëgjuar fjalinë me zë nga anglisht folesit.
Mësoni fjalë nga të gjitha kategoritë themelore që ju nevojiten për të komunikuar lirshëm në çdo situatë ku ndodheni.
- Alfabeti, numrat, ditët, muajt, stinët ...
Mësoni shkronjat e alfabetit freng dhe si të shkruani numra në anglisht, ditët e javës, muajt dhe stinët ...
- Fjali dhe biseda të ndryshme
Aplikacioni përfshin përshëndetje të përditshme, komunikim me anëtarët e familjes në shtëpi, pyetje rreth ngrënies në kuzhinë dhe mënyrën se si të shprehni ndjenjat tuaja ndaj të dashurve.
Komunikoni lirshëm me kolegët ose shefin.
Fitoni aftësinë për të komunikuar me shokët e klasës dhe mësuesit në shkollë dhe të bëni pyetje në lidhje me mësimet.
Kur udhëtoni, do të mësoni të pyesni për drejtimet dhe vendet që doni t'i vizitoni. Ju gjithashtu mund të gjeni fjali në lidhje me restorantin dhe hotelin, si të porosisni ushqim, ose të prenotoni një dhomë hoteli dhe të bëni pagesa.
Ju do të mësoni se si të kërkoni ndihmë mjekësore kur shkoni në spital.
Shprehje në lidhje me sportet, blerjet në dyqane dhe më shumë.
- Gramatika
Ju do të mësoni përdorimin e emrave, mbiemrave, ndajfoljeve, paskajoreve dhe shumë rregullave të tjera gramatikore në fjali nga shembujt e ndryshëm në aplikacion.
- Praktikoni leximin
Tregime të ndryshme të cilat mund t'i dëgjni nga frengjishtfolësit, të gjithë tregimin, apo secilen fjali ndaras, dhe të praktikoni të lexuarit.
- Ilustrime me foto
Një nga mënyrat më efektive për të mbajtur fjalët në mend është t'i mësoni ato nga figurat. Aplikacioni ju jep këtë mundësi ku mund të gjeni fjalë që ilustrohen me fotografi
-Teste
Testoni njohuritë tuaja nga lloje të ndryshme të testeve të ofruara nga aplikacioni si: P.sh. kombinimi i fjalëve me të njëjtin kuptim, gjetja e përgjigjes së saktë nga foto, përkthimi i fjalës ose fjalisë, dëgjimi i fjalisë dhe më pas shkrimi i saj, shqiptimi i fjalisë që shfaqet dhe të tjera.
- Sfidoni miqtë
Krijoni një sfidë dhe dërgoni ID-në e mikut tuaj që ai do ta përdorë për t'ju gjetur dhe për t'u lidhur me ju. Krijoni kuize me pyetje dhe përgjigje brenda sfidave dhe sfidoni njëri-tjetrin ose komunikoni me njëri-tjetrin në grupe.
-Disa nga kategoritë që mund të gjeni në aplikacion janë:
- Alfabeti,
- Gramatika,
- Numrat,
- Fjalë dhe fjali të përditshme,
- Ditët e javës, muajt, stinët,
- Në shtëpi,
- Në punë,
- Në udhëtim,
- Në restorant,
- Spital,
- Në dyqan,
- Për sportin,
- Ndjenjat,
- Biseda të ndryshme dhe të tjera.
- Apple App Store
- Kostenlos
- Bildung
Rang speichern
- -
Fjalori i madh i gjuhës shqipevs. Meso Anglisht Ranking-Vergleich
Vergleichen Sie Fjalori i madh i gjuhës shqipe den Ranking-Trend der letzten 28 Tage mit Meso Anglisht
Rang
Keine Daten verfügbar
Fjalori i madh i gjuhës shqipe im Vergleich zu Meso Anglisht Ranking im Ländervergleich
Vergleichen Sie Fjalori i madh i gjuhës shqipe den Ranking-Trend der letzten 28 Tage mit Meso Anglisht
Alle Kategorien
Keine Daten verfügbar
Bildung
Stellen Sie mit unserer kostenlosen Testversion Vergleiche mit jeder Website an
Fjalori i madh i gjuhës shqipe VS.
Meso Anglisht
Dezember 19, 2024